Nxënësja Jona Anastasi, pjesëmarrëse në trajnimin “AI në dorën time”, pas aftësive të fituara gjatë trajnimit u bë bashkëideatore e projektit “CITYFLOW”, i cili konsiston në reduktimin e trafikut në qytet, duke komanduar semaforët me inteligjencë artificiale.

Projekti u prezantua në Festivalin Kombëtar të Sipërmarrjes JAA, i cili u organizuar nga Junior Achivement në muajin Maj 2026 në Tiranë.

Nxënësja Jona Anastasi u vlerësua me çmimin “Alumni Award 2026”, ndërsa stenda e projektit u vlerësua me çmimin “Stenda më e mirë 2026”.

Jona shprehet e lumtur për këtë çmim dhe ja dedikon shtysën kryesore njohurive të marra në projektin “AI në dorën time”