Projekt
Ky trajnim i jep çdo të ri mundësinë të hyjë në botën e teknologjive audiovizuale me inteligjencë artificiale, duke fituar aftësi që kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun e punës.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit:
-
Mësojnë të përdorin mjetet më të fundit të AI për krijim përmbajtjeje, nga skenari dhe animacionet, te muzika, voice-over dhe montazhi inteligjent.
-
Punojnë në projekte reale audiovizuale, duke ndërtuar portofolin e tyre profesional.
-
Marrin mentorim nga ekspertë të industrisë, që i ndihmon të zhvillojnë aftësi teknike dhe kreative.
-
Bashkëpunojnë në ekipe multidisiplinare, duke përfituar eksperiencë të vlefshme pune në grup.
-
Marrin çertifikatë kualifikimi dhe kanë mundësi të lidhen me punëdhënës potencialë ose të nisin startup-et e tyre.