Projektet
Të Gjitha Projektet
Njihuni me iniciativat tona kryesore, programet dhe ndërhyrjet që kanë prodhuar ndikim të matshëm.
Projekt
AI në dorën time
AI në dorën time
Ky trajnim i jep çdo të ri mundësinë të hyjë në botën e teknologjive audiovizuale me inteligjencë artificiale, duke fituar aftësi që kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun e punës.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit:
- Mësojnë të përdorin mjetet më të fundit të AI për krijim përmbajtjeje, nga skenari dhe animacionet, te muzika, voice-over dhe montazhi inteligjent.
- Punojnë në projekte reale audiovizuale, duke ndërtuar portofolin e tyre profesional.
- Marrin mentorim nga ekspertë të industrisë, që i ndihmon të zhvillojnë aftësi teknike dhe kreative.
- Bashkëpunojnë në ekipe multidisiplinare, duke përfituar eksperiencë të vlefshme pune në grup.
- Marrin çertifikatë kualifikimi dhe kanë mundësi të lidhen me punëdhënës potencialë ose të nisin startup-et e tyre.
Projekt
AI në dorën time
AI në dorën time
Në fund të trajnimit studentët kanë një produkt konkret dhe rrjet profesional që i hap rrugën karrierës në fushën e mediave, marketingut, filmit apo teknologjisë. Ky zhvillohet nga ACIS Albania me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinise.
- Aftësi të avancuara digjitale
- Produkt konkret
- Rrjet profesional